Politikë

Iljazaj: Kreu i SPAK Altin Dumani refuzon të takojë Edi Ramën, aleatët ndërkombëtarë përgëzojnë organet e reja të drejtësisë

Shkruar nga Liberale
Iljazaj: Kreu i SPAK Altin Dumani refuzon të takojë Edi Ramën,

Drejtori i Institutit Liberal "Pashko", Ervis Iljazaj deklaron se kreu i SPAK, Altin Dumani refuzon të takojë Edi Ramën.

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, Iliazaj thekson se SPAK nuk ka asnjë marrëdhënie varësie me qeverinë dhe tashmë drejtësia e re ka sjellje europiane.

“E dini që Edi Rama nuk e takon dot sot Altin Dumanin, nëse do dojë ta takojë. Nuk e takon dot, nuk i jep takim. Ky është niveli i varësisë që ka SPAK-u. E kam sfidë publike edhe nëse do, Edi Rama sot nuk e takon dot Altin Dumanin.

Ne kemi gjithë aleatët ndërkombëtarë të Shqipërisë që vijnë këtu, përgëzojnë organet e reja të drejtësisë, ndërkohë për një rast ne i hedhim të gjitha poshtë dhe themi kjo është me regji. Unë e kam si informacion që ka kërkuar takim dhe nuk e ka takuar dot."

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH