Politikë

Ilir Meta KËRKESË prokurorëve të SPAK-ut: Dua të takohem me Fredi Belerin në qeli! (SHKRESA)

Shkruar nga Liberale

Ilir Meta KËRKESË prokurorëve të SPAK-ut: Dua të

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është drejtuar prokurorëve të SPAK me një shkresë, përmes së cilës kërkon leje për të takuar në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Kërkesa e firmosur nga vetë Meta dhe nënkryetari i PL, Petrit Vasili, u drejtohet prokurorëve të SPAK, Dorina Bejko dhe Adnana Xholi, të cilët kanë në dorë çështjen e Belerit.

Në kërkesë thuhet se Beleri është kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ku bën pjesë dhe Partia e lirisë, ndaj kërkohet që drejtuesit e PL të takohen me Belerin në ambientet ku ai po vuan dënimin e caktuar, ndërsa nuk bëhet e ditur arsyeja e kësaj kërkese. 

Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Për çështjet e tij është angazhuar edhe qeveria greke e cila e quan arrestimin e tij të paligjshëm dhe politik.

Ilir Meta KËRKESË prokurorëve të SPAK-ut: Dua të

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH