Politikë

Ilir Meta del nga SPAK pas 3 orësh, zbulon se për çfarë u pyet nga prokurorët

Shkruar nga Liberale

Ilir Meta del nga SPAK pas 3 orësh, zbulon se për çfarë u

Mbi 3 orë e gjysmë në SPAK, Ilir Meta del nga Prokuroria e Posaçme, pasi ka përfunduar dëshminë e tij.

Meta lëshoi akuza në drejtim të Altin Dumanit dhe kryeministrit Edi Ramës, ndërsa sqaroi se u pyet në cilësinë e kundërshtarit të narko-shtetit.

“U pyeta në cilësinë e kundërshtarit të këtij narko shtetit që e mban në këmbë Dum Dumani, që në vend që të hetojë McGonigal dhe të ndalojë Edi Ramën dhe inceneratorët dhe Portin e Durrësit, merret me laraskat dhe përrallat e tij. Tani po iki se kam tryezën, kam sipërmarrjen. Këtë do Dum Dumani. Që mos të merremi me gjë ne, këtë detyrë i ka caktuar Edi Rama Dum Dumani.”, tha Meta.

Theksojmë se një ditë më parë në SPAK, u paraqit edhe bashkëshortja e  Metës, deputetja Monika Kryemadhi, për gati 5 orë.

Pas daljes nga SPAK, Kryemadhi theksoi se u pyet për verifikimet që po kryhen për disa vepra penale siç është mosdeklarimi i pasurisë, fshehja ose pastrim parash.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH