Gjatë Kuvendit Kombëtar rinor të Partisë Socialiste që u zhvillua para disa ditësh, fjalimet e disa të rinjve u bënë viralë për shkak të elozheve ndaj arritjeve të PS-së, por dhe kryeministrit Edi Rama.
Një ndër fjalimet virale ishte edhe ajo e të riut Andon Gjoni nga Lezha që tha mes të tjerash:
“Në trurin tim, PS-ja funksionon si një orbitë, si një sistem diellor, si dielli që ka gravitetin dhe sjell planetet. Dhe ne sillemi rreth diellit me gravitet”.
Bashkia e Lezhës vendosi të emërojë pikërisht Andon Gjonin si administrator të njësisë Shënkoll
“Andon Gjoni do te jete Administratori i ri Njesise Shenkoll, duke zevendesuar ne kete post Ernest Rakajn, i cili do te marre drejtimin e Sigurimeve Shoqerore. Prezantimi i administratorit te ri u be nga nenkryetarja e Bashkise Lezhe Brikena Vuksani”, sipas njoftimit të Bashkisë së Lezhës.