Politikë

I ndryshuan vendin në Kuvend, Basha "thumbon" Bardhin: Vijon ‘Sindroma e karrigeve’ dhe mjerimi i tyre!

Shkruar nga Liberale

I ndryshuan vendin në Kuvend, Basha "thumbon" Bardhin: Vijon

Pas pushimeve, deputeti demokrat Lulzim Basha i është rikthyer jetës poltike.

Në një konferencë për shtyp ditën e sotme ai komentoi seancën e parë të sesionit të ri parlamentar edhe pse mungoi.

Një mesazh e kishte në veçanti për ish-bashkëpuntorin e tij Gazment Bardhi, i cili e ‘dëboi’ në fund të sallës.

Sipas tij kjo nuk tregon asgjë të re, përveçse betejën e Bardhit për karrige e pushtet. 

"Për fat të keq në këtë nivel të mjerueshëm ka rënë niveli i debatit, ka qenë debat për karrige, frymëzim i tyre prej fillimit, këtë betejë s’e nisëm për karrige, por për një akuzë për ndryshim, këtu s’ka gjë kërcënuese, vijon sindroma e karrigeve, ata që sot janë në PD janë dy grupe.

Sali Berisha që do e përdorë si një bunkier për të mbrojtur familjen e vet nga SPAK dhe një grup tjetër që për karrige  e nisën dhe për karrige do e vazhdojnë. Kanë humbur çdo sens lidhje me votuesit, me qytetarët, ngritën kartonat për të liruar të korruptuarit e Edi Ramës, s’ka asgjë të re, vazhdim i mjerimit të tyre. Ka një ndarje botëkuptimore me këta njerëz."- u shpreh Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH