Politikë

"I morën lekët qytetarëve për t’i mbytur me tym kancerogjen", deputeti i PD nxjerr pamjet e zjarrit në landfillin e Elbasanit

Shkruar nga Liberale

"I morën lekët qytetarëve për t’i mbytur me tym

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka publikuar pamje të djegies së mbeturinave në inceneratorin e Elbasanit, situatë alarmante që vazhdon prej orës 05:00 të mëngjesit të sotëm.

“Katastrofë mjedisore në Elbasan”, shkruan demokrati, teksa shton se në vendin ku qëndron inceneratori 33 milionë euro digjen mbetjet duke ndotur të gjithë zonën.

Sula shprehet se qytetarëve u merren lekët për t’i mbytur me tym kancerogjen.

“Katastrofë mjedisore në Elbasan! Malit me plehra i është vënë sërish zjarri në Elbasan duke shkaktuar kështu një katastrofë mjedisore. Nuk mjaftojnë kompanitë private që kanë bërë me nam Shqipërinë për mbetjet toksike edhe ndërkombëtarisht, por 2 herë në vit në vendin ku qëndron inceneratori 33 milionë euro digjen mbetjet duke ndotur në mënyrë të parikuperueshme të gjithë zonën.

Kjo është kriminale! I merrni lekët qytetarëve për ti mbytur me tym kancerogjen”, shkruan Sula krahas videos së publikuar në Facebook. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH