Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në homazhet e mbajtura për nder të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare për shkak të një arresti kardiak.
Në prononcimin e tij për mediat, jashtë Parlamentit, ku po zhvilloheshin homazhet, Begaj theksoi se Gerti Bogdani ishte një figurë me vlera të jashtëzakonshme morale dhe politike.
“Ishte një njeri me një jetë të mbushur plot me angazhim publik dhe politik. Ngushëllime familjes,” përfundoi Presidenti Begaj.