Politikë

HISTORIA NË FOTO/ Vendoset në Krujë busti i firmëtarit të Pavarësisë, Kryeministrit që bëri realitet ‘Shqipërinë etnike’

Shkruar nga Liberale

HISTORIA NË FOTO/ Vendoset në Krujë busti i firmëtarit

Mustafa Merlika Kruja është një prej firmëtarëve të Pavarësisë, patriot që luftoi fort për Kombin në ditët e vështira të pavarësisë së Shqipërisë, politikan, historian, gjuhëtar e publicist i shkëlqyer, i vetmi Kryeminitër gjatë kohës së luftës që bëri realitet Shqipërinë etnike gjatë periudhës së luftës, por edhe një personazh i mohuar dhe i anatemuar prej regjimit komunist për më shumë se 45 vite. Tashmë ai do të ketë bustin e tij ku mund të kujtohet e nderohet në qytetin e lindjes në Krujë.

HISTORIA NË FOTO/ Vendoset në Krujë busti i firmëtarit

HISTORIA NË FOTO: Lazer Shantoja, Mustafa Kruja dhe Beqir Valteri në një foto historike të vitit 1924. Sapo kishin marrë pushtetin!

Valteri e qëlloi Zogun ne Parlament dhe u dënua me burg por u fal më pas. Më 1925 iku në mërgim, në Francë. U kthye pas 1939 dhe më 1945 komunistët e pushkatuan.
Shantoja bëri gjithashtu disa muaj burg, u fal, iku në emigrim në Austri, Itali e Francë. U kthye në prehrin e italianëve pas 1939. Më 1945 edhe ai u pushkatua nga komunistët.
Edhe Mustafa Kruja iu gezua Revolucionit të Nolit më 1924 dhe rënies së Zogut. Emigroi pas 1924. Nder punet qe beri ishte edhe tregtia e duhanit. U kthye 'triumfator' me pushtimin italian në vitin 1939. Pas 1944 emigroi për së dyti.

HISTORIA NË FOTO/ Vendoset në Krujë busti i firmëtarit

Vendoset në Krujë busti i firmëtarit të Pavarësisë, Kryeministri që bëri realitet ‘Shqipërinë etnike’

Në ceremoninë e veçantë të përurimit dhe përkujtimit të tij, organizuar nga shoqata 'Trojet e Arbrit Prishtinë' dhe familja Merlika, morën pjesë historianë, gjuhëtarë, shkrimtarë, publicistë, intelektualë dhe përfaqësues të familjeve që provuan po njësoj persekutimin dhe mohimin gjatë viteve të regjimit komunist.

Kreu i degës së Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë në Krujë, Sabah Sheta, ka vlerësuar lart vendosjen e bustit të Mustafa Merlika Krujës në qytetin e tij të lindjes.
Ai e cilësoi këtë akt si një rivlerësim të vonuar për ish-kryeministrin, nënshkruesin e Aktit të Pavarësisë dhe një figurë të shquar të historisë shqiptare.
Sheta falënderoi Shoqatën “Trojet e Arbërit”, Bashkinë e Krujës dhe familjen Merlika për organizimin e kësaj ceremonie, duke theksuar rëndësinë e Merlika Krujës si patriot, gjuhëtar dhe shtetar që la gjurmë të thella në historinë kombëtare. “Nga sot, Kruja dhe krutanët mbajnë kokën lart,” u shpreh Sheta, duke vënë në dukje se ky akt është një borxh i shlyer ndaj një prej bijve më të shquar të qytetit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH