Politikë

Historia e vulës nuk është mbyllur! Në Gjykatën e Lartë ankesa kundër dhënies së vendimit pro Berishës

Shkruar nga Liberale
Historia e vulës nuk është mbyllur! Në Gjykatën e

Historia për fatin e vulës së Partisë Demokratike nuk ka përfunduar ende.

Pas vendimit të apelit që ja dha vulën Berishës duke e njohur kështu atë si kryetar të PD, ka pasur një ankesë nga pala tjetër, për pasojë në Gjykatën e Lartë sot ka lëvizje.

Nëse Gjykata do pranojë kërkesën e Alibeajt, do ketë një pezullim të vendimit të Zhukrit.

Vendimi i fundit i Apelit i kaloi PD-në ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi u arsyetua se grupi i Lulzim Bashës nuk legjitimohej si palë në proces.

Kjo pasi ankimimi i bërë nga Enkelejd Alibeaj ndodhi në kushtet kur Lulzim Basha kishte dhënë dorëheqjen dhe si i tillë autorizimi ka humbur efektet juridike – pavarësisht se Basha nuk e kishte dorëzuar dorëheqjen në gjykatë.

 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH