Politikë

Himara në zgjedhje më 4 Gusht, Vangjel Tavo shpallet kandidati i PS

Shkruar nga Liberale

Himara në zgjedhje më 4 Gusht, Vangjel Tavo shpallet kandidati i

Vangjel Tavo është zyrtarisht kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës. Vendmi i është marrë mëngjesin e sotëm në mbledhjen e kryesisë së PS.

Pas kësaj mbledhjeje, kryeministri Edi Rama, pritet të niset drejt SHBA, ku do të marrë pjesë në samitin e NATO-s.

Zgjedhjet për Bashkinë Himarë do të mbahen me 4 Gusht, kjo pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi se ish-kryebashkiaku i zgjedhur, Fredi Beleri, nuk mund të ushtronte këtë funksion.

KQZ vendosi se mandati i Belerit si kryetar i Bashkisë së Himarës, është i pavlefshëm.

Pra partitë politike do duhet të “ndezin motorët” në garën për Bashkinë Himarë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH