Politikë

"Hajdut, ik qërohu"/ Opozita ndërpret mbledhjen e Komisionit të Etikës, Flamur Noka shkul mikrofonin...

Shkruar nga Liberale

"Hajdut, ik qërohu"/ Opozita ndërpret mbledhjen e Komisionit

Opozita ka bllokuar nisjen e mbledhjes së Komisionit të Etikës, e cila pritet të diskutojë incidentet e fundit parlamentare për të cilat kërkohet përjashtimi i 24 dpeutetëve.

Mbledhja nisi me tensione pasi demokratët kërkuan që nga mbledhja të përjashtoheshin efektivët e Gardës që ishin prezent në sallë. “Garda jashtë” u shpreh Flamur Noka me tone të ashpra.

Por pas debateve me Klotilda Bushkën, Noka ka shkulur mikrofonin e kryetares së Sekretariatit të Etikës. Debati ka vijuar me tone të ashpra, ndërkohë që Bushka është detyruar të ndërpresë mbledhjen.

Pas përplasjeve dhe të bërtiturave, mbledhja është ndërprerë dhe deputetët kanë dalë nga salla.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH