Grupi Parlamentar i PD-së po zhvillon një mbledhje në selinë blu, ku po diskuton kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Ervin Salianjit.
POr sipas Top Channel mësohet se një prej opsioneve është ngujimi i Salianjit në seli. Burime nga mbledhja konfirmojnë se ka propozime që Salianjin ta mbajnë në seli, të qëndrojnë me të dhe deputetët.
“Mos pranimin e padrejtësisë, grupi parlamentar t’i kërkojë Ervin Salianjit të mos ekzekutojë vendimin politik të Edi Ramës. Grupi Parlamentar të ngujohet 24 orë pa ndërprerje, pa afat, në selinë e Partisë Demokratike”, ishte propozimi i Gazment Bardhit në mbledhje.