Politikë

Gruaja e Ilir Beqajt aksionere në kompaninë farmaceutike që po hetohet nga SPAK, ish-ministri dyshohet se lidhte kontrata klienteliste

Shkruar nga Liberale

Gruaja e Ilir Beqajt aksionere në kompaninë farmaceutike që po

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me kontrollin që Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) dhe policia, me urdhër të SPAK, një ditë më parë kryen në farmacinë “Delta Farma”, por dhe në disa farmaci të tjera në Tiranë.

SPAK po heton për rolin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj në lidhje me dyshimet për kontrollin e kompanive farmaceutike. BKH pas ‘Delta Pharma’ ka  kryer kontrolle në banesat e aksionarëve dhe drejtuesve të kompanisë farmaceutike.

Ndërkohë, rezulton se gruaja e Beqajt, Adriana Beqaj, ka qenë aksionere në një kompani që lidhet me ‘Delta Pharma’.

Theksojmë se kontrollet në Delta Pharma kanë vijuar deti natën vonë, ndërsa ka pasur forca të shumta policore.

Dyshohet se Ilir Beqaj kontrollon kompanitë indirekt dhe në kohën që ka qenë ministër ka dyshime për lidhje të kontratave klienteliste.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH