Politikë

Greqia kundërshton lidhjen e marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe BE-së

Shkruar nga Liberale

Greqia kundërshton lidhjen e marrëveshjeve mes Shqipërisë

Greqia ka kundërshtuar lidhjen e Marrëveshjes në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë.

Media greke Ekathimerini shkruan se pak ditë më parë u mbajt në Bruksel një takim në nivel teknik, qëllimi kryesor i të cilit ishte lidhja e një sërë marrëveshjesh të mbrojtjes dhe sigurisë me vendet brenda dhe jashtë Evropës, përkatësisht Kanadanë, Japoninë, Ganën, Moldavinë, Norvegjinë dhe Korenë e Jugut.

Sipas Ekathimerini Greqia kundërshtoi në këtë takim lidhjen e marrëveshjeve me Shqipërinë, duke këmbëngulur se duke qenë një vend që dëshiron të anëtarësohet në BE, duhet të respektojë shtetin ligjor si element bazë.

Greqia kundërshton lidhjen e marrëveshjeve mes Shqipërisë

“Në këtë sfond, pala greke propozoi Maqedoninë e Veriut si vendin më të përshtatshëm për të lidhur një marrëveshje të mbrojtjes dhe sigurisë me BE-në, pasi ajo ka treguar një performancë më të mirë në fushën e sundimit të ligjit, por dhe standartizim të forcave të armatosura me ata perëndimore. Përmes pjesëmarrjes së saj në NATO, Maqedonia ka ecur me një ritëm jashtëzakonisht të shpejtë”, shkruan media greke.

Propozimi grek nuk u pranua, por as çështja e Shqipërisë nuk u avancua, megjithë mbështetjen shumë të fortë të italianëve, të cilët janë edhe partneri më i afërt i Tiranës në BE, që është rregullisht burim përplasjesh mes Romës dhe Athinës, shkruan Ekathimerini.

Shkak për kundërshtinë në BE nga pala greke është bërë çështja Beleri.

“Pas dështimit të konsiderueshëm të kryeministrit shqiptar Edi Rama për të zgjidhur çështjen, autoritetet greke janë duke pritur për të parë deri më 25 janar, kur pritet të rifillojë gjyqi i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Beleri. Megjithatë, në prapaskenë, kontaktet vazhdojnë, gjithmonë me kusht që Beleri të betohet në detyrë”, shkruan Ekathimerini.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH