Politikë

Gjykata e la me "detyrim paraqitje", reagon Sali Berisha: Do ua nxjerr për hundësh...

Shkruar nga Liberale
Gjykata e la me "detyrim paraqitje", reagon Sali Berisha: Do ua nxjerr

Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se do të paraqitet të hënën, e 6 janarit 2025 në SPAK, ndërsa sulmoi sërish Irena Gjokën, gjyqtaren e GJKKO-së që firmosi masat e sigurisë për Berishën në 30 dhjetor 2023 por dhe kreun e SPAK Altin Dumanin.

“Kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë se Sali Berisha po sulmon SPAK e gjykatën, Irenën me 5 mbiemra dhe Dumanin me 4 banesa, se po sulmon gjykatën dhe në këtë mënyrë tremben dëshmitarët, në një kohë që 130 dëshmitarët e pyetur kanë dëshmuar se nuk kanë marrë kurrë një gjë të vetme nga Sali Berisha.

Çfarë do të tremben ata që nuk kanë thënë asnjë fjalë për Sali Berishën e dinë kriminelët e Skrap-it të partisë. Zbatuan urdhrin e Edi Ramës se janë tmerruar nga denoncimet e aferave të tyre e vjedhjeve që kanë bërë. Të kesh 3 banesa me rrogë shteti e të banosh në një të katërt, e kuptoni vetë ju. Merret me mend si janë larë paratë me thasë. Kështu që këtë mësova."- u shpreh Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH