Gjykata e Fierit ka pranuar kërkesën e avokatëve dhe ka liruar me kusht Fredi Belerin.
“Urdhëroi lirimin para kohe. I kishin mbetur 6 javë për të bërë. Respekte për gjykatën. U tregua e pavarur,” tha avokati pas seancës.
Belerit i kishin mbetur dhe 6 javë deri në shlyerjen e dënimit prej 2 vitesh burg, të cilin e mori për korrupsion zgjedhor.
Ai kishte bërë kërkesë disa herë për lirimin nga burgu, por që i ishte rrëzuar nga gjykata.
Beleri u arrestua për shitblerje të votave gjatë procesit zgjedhor të 14 majit.
Ai u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2024, pasi u kap bashkë me bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.
Pak kohë më parë u zgjodh edhe eurodeputeti në Greqi, ku me lejen e Drejtorisë së Burgjeve, shkoi në Strasburg ku u betua si eurodeputet.
Kujtojmë se në çështjen e Belerit u përfshi dhe politka greke, ku shpesh herë kryeministri Mitsotakis bëri thirrje për lirimin e tij, pasi sipas tyre ai ishte arrestuar politikisht.