Politikë

GJKKO merr vendimin për FREDI BELERIN, ja me sa vite BURG u dënua kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës

Shkruar nga Liberale

GJKKO merr vendimin për FREDI BELERIN, ja me sa vite BURG u dënua

Gjykata e Posaçme ka dënuar me dy vite burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Vendimi u shpall pasditen e sotme ku, GJKKO e ka gjetur fajtor Belerin për akuzën e blerjes së votave. Në dëshminë e tij në gjykatë ai ka deklaruar se SPAK dhe Policia e Shtetit janë të ndikuar nga politika.

Ndërsa GJKKO ka dënuar me një vit e gjysmë burg Pandeli Kokaveshin, e cila është konvertuar në tre vite shërbim prove.Të pranishëm në seancë ishin edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe përfaqësuesi i Ambasadës greke.

Fredi Beleri akuzohet për blerje votash dhe u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit.

Kujtojmë se Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. 

Ai nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Për çështjet e tij është angazhuar edhe qeveria greke e cila e quan arrestimit e tij të paligjshëm e politik.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH