Politikë

GJKKO liron nga qelia VANGJUSH DAKON, i akuzuar për shpërdorim detyre

Shkruar nga Liberale

GJKKO liron nga qelia VANGJUSH DAKON, i akuzuar për shpërdorim detyre

Gjykata e Posaçme cakton masën e "arrestit shtëpiak" për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Burime për mediet bëjnë me dije se një vendim i tillë është marrë nga GJKKO për shkak se kanë kaluar afatet e paraburgimit.

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, u arrestua për “shpërdorim detyre” më 6 Qershor 2023, me urdhër të SPAK.

Dako akuzohet për “Shpërdorim detyre” në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatesh dhe shpërdorim të fondeve publike në procedurën e prokurimit për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.

Në përfundim të hetimeve të SPAK, rezultoi se Dako kishte kryer veprime në kundërshtim me kompetencat e kryetarit të bashkisë në miratimin e lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë “Fakle sh.p.k, pasi Dako dhe zyrtarët e kësaj bashkie i përpiluan dokumentet dy vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët banonin në pallatin në fjalë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH