Politikë

Gjekmarkaj kundër Argita Berishës në krye të PD: Nuk është monarki personale!

Shkruar nga Liberale

Gjekmarkaj kundër Argita Berishës në krye të PD: Nuk

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj u shpreh se është kundër vendosjes së Argita Malltezit, vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha, në krye të PD-së.

Sipas tij, partia nuk është monarki që mund të trashëgohet brenda familjes dhe vendosja e Argita Malltezit në krye të PD nuk do mirëpritej nga shqiptarët.

"Zonjën Malltezi e kam taluar 2-3 herë në rrethana akademike, më është dukur një person inteligjent, por nuk mendoj se duhet që ajo të jetë në krye të PD. Nuk është trashëgimi dhe nuk mund të, për hir së vërtetës kam parë intervistën, më është dukur korrekte, nuk më ka lënë shije që do të investohet.

Por partinë në demokraci nuk mund ta shndërrosh në monarki familjare apo personale. Nuk do mirëpritej nga shqiptarët. Është në të drejtën e saj të mbrojë babanë e saj, por nuk e shoh si një zgjidhje për PD se gjithmonë do shihej si pilotim nga Berisha”, u shpreh Gjekmarkaj në Euronews Albania.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH