Politikë

Gërdeci/ Sot seanca në GJKKO ndaj Fatmir Mediut, ish-ministri iu drejtohet ekspertëve: Dua të di cilat janë përgjegjësitë e mia!

Shkruar nga Liberale

Gërdeci/ Sot seanca në GJKKO ndaj Fatmir Mediut, ish-ministri iu

Mbahet sot në GJKKO seanca ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu. Burime për mediet bëjnë me dije se pesë ekspertë të thirrur nga gjykata për gjyqin kundër Mediut, do t’ju përgjigjen pyetjeve të mbrojtjes për aktekspertimin ekonomiko financiar.

Mësohet se ekspertët që janë në listë për të dëshmuar janë: Bexhet Zeqiri që është financier kontabël, aktualisht auditues pranë KLSH, Ymer Stafa-ekonomist, Rasim Metallari- financier, punonjës në Universitetin e Mjekësisë, auditues i brendshëm, Latif Ccela- financier i lartë, auditues më Ministrinë  e Financave  si edhe Mond  Hoxha- punonjës në sektor privat.

“Në vlerësim të aktit të ekspertimit kam disa pyetje. A mund të na thoni se cilat janë përgjegjësitë ekonomiko financiare të ministrit? Cili është dëmi ekonomik nga urdhrat e Ministrit? Dua të di çfarë dëmi ekonomik ka bërë ministri sipas ekspertëve?”, u është drejtuar ish-ministri Mediu ekspertëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH