Politikë

Gazment Bardhi "rebelohet" pas marrëveshjes me PS-në: Nesër do bëj kallëzim ndaj Edi Ramës!

Shkruar nga Liberale
Gazment Bardhi "rebelohet" pas marrëveshjes me PS-në:

Kreu i Grupit parlamentar të Rithemelimit, Gazment Bardhi, ka deklaruar se ditën e nesërme do të dorëzojë një kallëzim ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ai u shpreh se Rama do të hetohet në Parlament, ndërsa e quajti atë një kundërshtar të çdo shqiptari.

“Ligji për komisionet hetimore është anti kushtetues. Në asnjë rast nuk e kam quajtur ligj të mirë.

Hetimi parlamentar është çështje vullneti politik. Nëse mazhoranca do të bllokojë hetimet e ka bërë edhe më parë me ligjin e vjetër.

Kryeministri do të hetohet në Parlament siç është në hetim nga drejtësia për cështje të caktura. Ai është kundërshtar i çdo shqiptari të ndershëm. Normalizimi i jetës parlamentare është çështje brenda parlamentit por nuk ndryshon asgjë nga aksioni jashtë Parlamentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH