Kryeministri Edi Rama në vijim të turit të bashkëbisedimit me diasporën do të zhvillojë ditën e nesërme një takim me shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Britaninë e Madhe.
Kreu i qeverisë do të takohet ditën e dielë në Londër në sallën “Cooper Box Arena”, me shqiptarët e diasporës, një sallë e cila ka një kapacitet prej 8 mijië vendesh.
Vetë kreu i qeverisë ka publikuar mbrëmjen e sotme pamje nga salla ku do të mbahtet takimi ndërsa shkruan se çdo gjë është gati.
Postimi i Ramës:
Gati shqipe, ready to go! Mirëutakofshim nesër.