Politikë

"Gara mes Metës dhe Kryemadhit shkatërroi martesën", rrëfimi i mikes së dy politikanëve

Shkruar nga Liberale
"Gara mes Metës dhe Kryemadhit shkatërroi martesën",

Pedagogia Nora Malaj, e ftuar sonte në “Top Story” foli për divorcing e bujshëm mes çiftit Meta-Kryemadhi.

Sipas saj, ajo që shkatërroi martesën 26-vjeçare ishte pikërisht gara politike, ndërsa e quajti ‘goditje’ nënë brez për Monikën.

Nora Malaj: Në këtë komplementim familjar, ata duke dashur të plotësonin, e ndryshuan modelin tradicional të familjes, duke futur politikën. Këtu ka future qasja e garës së fortë. Ka pasur gare për arsye se të dy kanë profesion politikën, në një moment kur Monika i rriti fëmijët dhe erdhi momenti që iu besuan disa pozicione deri në kryetare partie, u përzgjodh sepse u garua dhe u realizua. Në subkoshiencën e saj u fut elementi i garës shumë i fortë.

Malaj: Kam përshtypjen që është pyetje për bashkëpunëtorë, jo për partner. Janë dy identitete të forta. Në parti jo të gjithë mendojnë njësoj dhe kur vjen puna, vendimmarrja vendos në grup

Pse nuk e ka falur dhe e ka lëshuar të shoqen?

Malaj: Janë parë si LSI dhe PL, po ta shikoni, LSI lindi nga mitra e PS por ndryshe nga PS doli si një lindje jashtë mitre që nuk e deshi as PS as partitë e tjera. Të gjithë kanë dashur ta përdorin dhe u përdor. Strategjikisht partia e pushtetit, e kishte strategji të pohuar. Kjo parti ishte me dy lidershipi, kjo ishte goditje nën brez. Jam mikeshë e të dyve, është momenti i vështirë për të dy. Këta dy  njerëz u futën në gojën e njerëzve, Meta thotë unë Monikën e respektoj shumë, por divorci është politik dhe kjo është dhimbja më e madhe, duhet të hiqesh politikisht që kjo parti mos të funksionojë më dhe goditjen e merr aty ku të dhëmb më shumë, te familja. Marre nga Top Channel

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH