Apeli i GJKKO ka rikthyer diën e sotme masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për kreun e PD Sali Berisha, në lidhje me dosjen “Partizani”.
Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për rikthimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha në arrest shtëpie, u shqyrtua këtë të premte në Apelin e GJKKO-së.
Seanca, që drejtohej nga gjyqtari i posaçëm, Engert Pëllumbi, nisi pak pas orës 10:00 në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.Në seancë, ndodhej avokati i ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj.
Gjykata e apelit të posaçëm vendosi detyrim paraqitje dy herë në muaj për Berishën.