Politikë

FOTOT E RRALLA/ Ja si festohej VITI I RI nga oborri i Mbretit Zog para pushtimit fashist dhe shënimet e një gazetari amerikan

Shkruar nga Liberale

FOTOT E RRALLA/ Ja si festohej VITI I RI nga oborri i Mbretit Zog para pushtimit

Meqenëse jemi në atmosferën e festave të fundvitit, janë këto disa foto të rralla të publikuara mbi festimet e Vitit të Ri, në 1938-ën. Ndërkohë, princesha, Elia Zaharia Zogu, ish-bashkëshortja e Princit shqiptar, para divorcit ka publikuar disa nga fotot e rralla, duke treguar sesi festohej Viti i Ri në kohën e Zogut.

FOTOT E RRALLA/ Ja si festohej VITI I RI nga oborri i Mbretit Zog para pushtimit

Më 1 janar 1939 shkrimtari dhe gazetari i njohur i New York Times, Cyrus Leo Sulzberger, ishte i ftuar në darkën e shtruar nga mbreti Zog në pallatin mbretëror në Tiranë me rastin e vitit të ri.

FOTOT E RRALLA/ Ja si festohej VITI I RI nga oborri i Mbretit Zog para pushtimit

Ai shkroi më pas në librin e tij “A Long Row of Candles” se ndërsa u largua nga festimet në orët e para të mëngjesit, në Tiranë “njerëzit vazhdonin të hanin e pinin; shampanja rridhte si ujë; mishra të pjekur, pula, pata të majme, sallatra, akullore, gllabëroheshin nën abazhurë e qirinj të ndezur - dhe të gjitha këto në një vend të uritur”.

FOTOT E RRALLA/ Ja si festohej VITI I RI nga oborri i Mbretit Zog para pushtimit

Historianët thonë se festime të tilla ekstravagante dhe shpenzime të shfrenuara do të cilësoheshin nga Italia huadhënëse si të pa jusifikueshme, që me pas do t'i shfrytëzonte për qëllimet e veta.
Zogu me përmbysjen e Revolucionit të Qershorit 1924, u lejua të qeveriste me “dorë të lirë” ndërsa vendi me krijimin e mbretërisë së udhëhequr prej tij i mungoi për 15 vite opozita.

FOTOT E RRALLA/ Ja si festohej VITI I RI nga oborri i Mbretit Zog para pushtimit

Vetëm disa muaj pas Vitit të Ri 1939 dhe përshkrimit të gazetarit amerikan, qeverisjes së Zogut iu dha ultimatum nga Italia fashiste të largohej nga Shqipëria. Italia pushtoi Shqipërinë më 7 prill 1939 pa asnjë farë rezistence.

Duket sikur ky lloj zakoni i ka përndjekur qeveritë në Tiranë në mbi 100 vjet shtet. Shpërdorojnë fonde publike dhe ato ndërkombëtare për qejfet e tyre pa asnjë llogaridhënie dhe dëbohen ose rrëzohen prej të huajve kur nuk iu duhen më.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH