Kuvendi i Shqipërisë i ka nisur punimet në seancën e kësaj të enjteje me një minutë heshtje në nder të ish-deputetit, 44-vjeçarit Gerti Bogdanit, i cili u nda nga jeta një ditë më parë pas një arresti kardiak.
Mësohet se deputetët e opozitës, pas nderimit të ish-deputetit demokrat, janë larguar nga seanca, ndërsa diskutimet kanë vijuar mes deputetëve të maxhorancës.
Më herët në Kuvendin e Shqipërisë janë zhvilluar homazhet në nder të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani, ku morën pjesë, familjarë, mq, kolegë dhe të afërm.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gert Bogdani u nda nga jeta para kohe në moshën 44-vjeçare pas një arresti kardiak, ndërsa po zhvillonte një takim dje me disa miq të tij në një prej hoteleve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.