Kreu i SPAK, Altin Dumani ka dalë këtë të mërkurë para deputetëve të Komisionit të Ligjeve dhe Sigurisë për të raportuar për punën vjetore të institucionit që ai drejton.
Në këtë raport ai përmendi zyrtarët e lartë të ndjekur penalisht nga SPAK, ku mes tyre është edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili prej pesë muajsh ndodhet në "arrest shtëpie".
Por në një moment, deputeti i PD Flamur Noka është parë teksa i pëshpëriste diçka në vesh deputetes së partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi.
E ndërsa qëndronte përballë Dumanit, Noka mbante veshur bluzën mesazhin për lrimin e Berishës.