Politikë

FOTO/ Ndasitë e dy kryeministrave të një kombi, në përpjekje për të bashkuar rajonin!

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Ndasitë e dy kryeministrave të një kombi, në

Samiti i Kotorit që po mbahet në Mal të Zi mblodhi këtë të enjte liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së.

Të pranishëm në këtë samit janë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti. E ndërsa qëllimi i samitit është krijimi i urave lidhëse mes vendeve të rajonit, takimi me dy kryeministrave shqiptarë gjatë orëve të samitit i kapur nga mediat ka qenë shumë i ftohtë.

FOTO/ Ndasitë e dy kryeministrave të një kombi, në

Në një koridoret e samitit, teksa janë përballur, nuk pasur asnjë reagim nga ana e kryeministrit Rama, madje ai as nuk lëviz nga vendi teksa i jep dorën Albin Kurtit.
Vizita ka nisur me një darkë informale pune mes udhëheqësve të rajonit dhe përfaqësuesve të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku u vu re sërish distanca e mbajtur mes Kurtit dhe Ramës.

FOTO/ Ndasitë e dy kryeministrave të një kombi, në

Liderët realizuan në mbyllje edhe një fotografi familjare, ku vetëm në këtë moment Albin Kurti u shfaq krah homologut të tij shqiptar, Edi Rama.

FOTO/ Ndasitë e dy kryeministrave të një kombi, në

Ndërsa, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ishte krah kryeministrit Milojko Spajiq dhe kryeministrit teknik të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Takimi rajonal që zhvillohet nën logon “Një rajon, vizion i përbashkët”, pason takimet e mëparshme të këtij niveli mes liderëve, në Tiranë dhe në Shkup, ku është diskutuar gjerësisht mbi Planin, që synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH