Politikë

FOTO-LAJM/ Mëngjesi e gjen ish-ministrin Beqaj, në SPAK!

Shkruar nga Liberale
FOTO-LAJM/ Mëngjesi e gjen ish-ministrin Beqaj, në SPAK!

Mëngjesi i kësaj të marte e ka gjetur ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj në Prokurorinë e Posaçme.

Beqaj ndodhet në prokurori i shoqëruar nga avokati i tij, Ermal Yzeiraj.

Në mesin e muajit nëntor të 2023, ndaj ish-ministrit Gjykata e Posaçme caktoi masën “detyrim paraqitje”, për akuzën shpërdorim detyre, për sa i përket koncensionit për sterilizimin.

Ndërkohë, gjatë ditëve të fundit të vitit që lamë pas, një hetim i regjistruar nga SPAK për dyshimet e korrupsionit dhe abuzimit me tendera, e çoi Byronë Kombëtare të Hetimit të kryejë kontrolle në banesën e ish-ministrit, disa farmaci dhe personave të lidhur me të.

Në dhjetor të vitit që lamë pas, vetëm 2 muaj pas u emëruar si pjesë e përbërjes së grupit negociator për negociatat e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Ilir Beqaj është larguar nga kjo detyrë.

Për shkak të hetimit nga SPAK për koncesionet në Shëndetësi, Beqaj dha dorëheqjen edhe nga drejtimi i Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, post që e mbante prej vitit 2021.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH