Politikë

FOTO HISTORIKE/ Vizita e Enver Hoxhës në Korenë e Veriut, ja kush e shoqëronte

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE/ Vizita e Enver Hoxhës në Korenë e Veriut, ja kush

Më 7 shtator 1956 - Delegacioni qeveritar shqiptar, i përbërë nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe Ramiz Alia mbërrin në Phenian ku u prit nga udhëheqësi koreano-verior Kim Il Sung.

Është kjo një foto historike e Enver Hoxhës me liderin komunist të Koresë së Veriut, Kim Il Sung, (gjyshi i diktatorit aktual të Koresë së Veriut). Ashtu si Shqipëria edhe Koreja e Veriut udhëhiqej nga një parti, e cila quhej Partia e Punës.

FOTO HISTORIKE/ Vizita e Enver Hoxhës në Korenë e Veriut, ja kush

Kjo vizitë vjen si kthimi i një vizite të një viti më parë në Tiranë, nga udhëheqësi komunist i Koresë së Veriut. Mediat e huaja, pas një ndërhyrje kirurgjikale, kishin ngritur dyshime se ai mund të kishte ndërruar jetë por në korrik të vitit 1956 Kim Il Sung (gjyshi i Kim Young Un, diktatorit të sotëm të Koresë së Veriut) vizitoi Shqipërinë dhe u prit nga personalitetet më të larta të vendit.

Kim Il Sung ishte lideri suprem i Koresë së Veriut nga viti 1948 deri në vitin 1994.

“Arriti në vendin tonë, me ftesë të Qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërisë delegacioni i RDP të Koresë, i kryesuar nga shoku Kim Ir Sen. Në Aeroportin e Tiranës miqtë i pritëm me ceremoni zyrtare. Isha edhe unë. Pas shkëmbimit të përshëndetjeve, u nisëm për në Pallatin e Brigadave. Rrugës nga një makinë e hapur, bashkë me shokun Kim Ir Sen përshëndetëm popullin e Tiranës që i priti miqtë me dashuri. Pasdite, në selinë e Këshillit të Ministrave të RPSH, filluam bisedimet me shokun Kim Ir Sen dhe anëtarët e tjerë të delegacionit. Shkëmbyem mendime për marrëdhëniet midis dy vendeve tona dhe për gjendjen e sotme ndërkombëtare”, shkruante Enver Hoxha në shënimet e kohës.

“Shoku Kim Ir Sen na dërgoi një telegram falënderimi për pritjen e ngrohtë që i bëmë gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Pas këtij, në emër të qeverisë së RDP të Koresë më fton të bëj një vizitë në Kore”, konfirmonte Enver Hoxha në korrik 1956, në shënimet e tij, për vizitën historike që zhvilloi një vit më vonë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH