Politikë

FOTO HISTORIKE/ Sot në 72 vjetorin e lindjes së Fatos Nanos, momenti i arrestimit në vitin 1993

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE/ Sot në 72 vjetorin e lindjes së Fatos Nanos, momenti i

Sot lideri historik i së majtës, Fatos Nano, feston 72 vjetorin e lindjes. Ky përvjetor e gjen Nanon, në gjendje jo shumë të mirë shëndetësore, por të qëndrueshme pas një operacioni që kreu vetëm pak ditë më parë.

Fotoja e rrallë i përket ditës së dënimit të Nanos, dhe është publikuar nga fotografi i mirënjohur, Armando Babani, teksa në momentin e vendimit, ish-kryesocialisti shfaqet i qetë. Fatos Nano mbetet i vetmi kryeministër që është arrestuar dhe është dënuar pas rënies së komunizmit, ndonëse më vonë fitoi pafajësinë.  

Fatos Nanos para arrestimi i hoqën mandatin. Në emër të komisionit të mandateve foli Arben Imami, i cili u shpreh kundra heqjes së imunitetit të Nanos, duke hedhur poshtë akuzat si të pambështetura në prova. Megjithatë, shumica e deputetëve votuan për t’i hequr imunitetin Fatos Nanos. Me këtë vendim, Kuvendi i hapi rrugë arrestimit. Data ishte 27 korrik 1993.

Në 30 korrik 1993, tre ditë pas vendimit të Parlamentit për t’i hequr imunitetin, prokuroria arreston Fatos Nanon.

Më 2 gusht 1993 grupi parlamentar i PS-së, duke e konsideruar si burgosje politike arrestimin e Nanos, nisi nënshkrimin e një peticioni në të gjithë vendin për lirimin e Nanos. Peticionin ua dërgoi përfaqësive diplomatike në Shqipëri. Ndërsa më gusht 1993, Fatos Nano shkroi një letër nga burgu, ku e shpallte veten të burgosur politik.

Berisha kërkonte me çdo kusht të mbante Nanon në burg. Pasi deputetët e PD-së, kreu i KLSH Blerim Çela dhe Alush Dragoshi e kishin bërë punën e tyre, tashmë radha ishte e gjyqtarëve.  Më 3 prill 1994, Fatos Nano u dënuar me 12 vite burg. Apeli nuk e rrëzoi vendimin, por vetëm uli dënimin nga 12 në 11 vjet. Në vitin 1995, Nano kërkoi lirim të parakohshëm në Gjykatën e Kasacionit. Kërkesa e tij u rrëzua nga gjyqtarja Vitore Tusha, ish kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

Fatos Nano la qelinë në vitin 1997, pas një amnistie.

Më vonë, Nano rrëzoi të gjitha vendimin dhe procesin si të paligjshëm dhe politik, u konsiderua si i burgosur politik dhe mori dëmshpërblim për vitet e burgut.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH