Politikë

FOTO HISTORIKE/ Mision i paçmuar patriotik: Faik Konica, Gjergj Pekmezi dhe Fan Noli, në fillimet e Vatrës në Boston

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE/ Mision i paçmuar patriotik: Faik Konica, Gjergj Pekmezi

Më 13 qershor 1912 – SHBA; Federata Pan-shqiptare Vatra njihet zyrtarisht nga shteti i Masaçusets. Ky zhvillim e përfshin Vatrën në lëvizjen e rilindjes Kombëtare në rol kryesor gjatë etapës finale të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Themelimi i Vatrës ishte arritur më 28 prill 1912; “dita e fundit e bisedimeve dhe që mund të quhet datë historike e krijimit të Vatrës, e cila kaq shumë i shërbeu atdheut në kohërat e rrezikshme që pasuan më vonë, shërbime me të vërtetë patriotike që nuk do të harrohen”.

Mbledhja e parë për të bashkuar të gjitha organizatat e shqiptarëve të Amerikës në një federatë u bë më 24 dhjetor 1911, në Boston. Kjo mbledhje u thirr prej shoqërisë Besa-Besë. Në këtë mbledhje morën pjesë Faik Konica, At Fan Noli, Kristo Floqi, Marko Adams, dhe Paskal Aleksi. Mbledhjet vazhduan deri me 28 prill 1912 kur Vatra u themelua zyrtarisht. Rekordi i komisionit të bashkimit mban këto fjalë:

"E quajmë të formuar Federatën Pan Shqiptare Vatra te Amerikës, prej Shoqërive Besa-Besën, Flamuri I Krujës, shoqërisë Kombëtare dhe Dallëndyshja" Ne këtë mbledhje historike u emërua një pleqësi e përkohshme prej këtyre zotërinjve.

Sekretar AT FAN NOLI, Arkëtar LLAMBI CHIKOZI, drejtues i gazetës Dielli KRISTO KIRKA, Organizatoret e degëve të federatës: FAIK KONICA DHE KRISTO FLOQI. Mbikëqyrës të gazetës Dielli: PASKAL ALEKSI, ELIA TROMARA dhe KOSTA VASILI. Federata Pan-Shqiptare VATRA, u njoh prej shtetit të Masacusetit dhe mori Charten më 13 Qershor 1912. Në chartën figurojnë këta emra: FAIK KONICA, LAMBI CHIKOZI, FAN S NOLI, KRISTO FLOQI, ELIA TROMARA, NAUM CERE dhe KOSTA KOTTA.

Faik Konica mbeti ne Evropë gjer sa mori fund lufta e parë Botërore, At Fan Noli kthye në Amerikë më 1915 dhe mori përsipër fatin e Vatrës në dorë. Gjate luftës së parë botërorë VATRA u forcua shumë. Gjatë kësaj kohe gazeta Dielli u bë e përditshme nën drejtimin e Kosta Çhekrezit.

Gjatë kësaj kohe u organizua trupa vullnetarësh, u themelua Banda VATRA nën udhëheqjen e Prof. Thoma Nasi, u emëruan gjithashtu delegate ne Londër me ne krye Mehmet Konicën. Ne afërsi te fundit te luftës te pare botërore me qershor te vitit 1917, VATRA hapi Fushatën Historike për Shpëtimin e Shqipërisë.  

Kur hyri SHBA në luftë në prill të 1917, At Fan Noli bashkoi personalisht Presidentin Wilson, i cili i dha fjalën se do te mbrojë pavarësinë e Shqipërisë - Wilson e mbajti fjalën gjer ne fund. Pa përkrahjen e Wilsonit sot mund të mos kishim Shqipëri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH