Politikë

FOTO HISTORIKE/ Shpallja e Pavarësisë, mbërritja emocionuese e Isa Boletinit në Vlorë

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE/ Shpallja e Pavarësisë, mbërritja emocionuese e

Në foto, mbërritja legjendare e Isa Boletinit, në Vlorë në vitin 1912. Të gjithë me veshjet tradicionale shqiptare dhe PLISA (qeleshe) në kokë.

Është ky momenti emocionues, pas një udhëtimi legjendar në këmbë i Isa Boletinit, nga Prishtina për në Vlorë. Isa Boletini edhe pse nuk e kapi dot momentin e ngritjes së flamurit, ai mbërriti sipas premtimit, më 28 nëntor 1912, vetëm pak orë pas shpalljes së Pavarësisë. U prit atë ditë nga Ismail Qemali, me flamurin e sapo-ngritur të pavarësisë së Shqipërisë si dhe nga mijëra qytetarë vlonjatë e  mbarë Shqipëria, që u mblodhën në ditën më të shënuar të historisë së kombit tonë.

Lexohet qartë emocioni i mbërritjes në fytyrat e gjithsecilit. Isa Boletini me mbështetësit e tij mbërrijnë dhe priten si të ishin në shtëpi. 

Fotoja e mbërritjes së Isa Boletinit në Vlorë është marrë nga “Fotografi Vintage Shqiptare”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH