Politikë

FOTO HISTORIKE/ Italia pas pushtimit të Shqipërisë, çfarë ishte “Barbarosa” plani i Hitlerit që ndryshoi fatin e Luftës së Dytë Botërore

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE/ Italia pas pushtimit të Shqipërisë,

Italia kishte pushtuar me lehtësi Shqipërinë por hasi vështirësi në pushtimin e Greqisë. U desh ndërhyrja e Gjermanisë që për një muaj Greqia të vihej nën kontrrollin e saj.
Historia ndoshta do të ishte shkruar ndryshe sot.

Gati një muaj me vonesë nga plani i Hitlerit, më 22 qershor 1941, si sot 83 vite më parë, Gjermania pushton Bashkimin Sovjetik me operacionin Barbarosa.

Operacioni u quajt Barbarosa për nder të Frederik Barbarossës, perandor i Shenjtë romak dhe mbret i Gjermanisë (1152 - 1190), që kishte luajtur rol në bashkimin e fiseve germanike.

Zbatimi i planit Barbarossa ishte autorizuar nga Hitleri më 18 dhjetor 1940, duke caktuar datën e fillimi më 15 maj 1941; por kjo datë u shty për shkak se Gjermanisë i duhej t’i shkonte në ndihmë Italisë që pësoi humbje në luftën me Greqinë; kështu sulmi ndaj Rusisë u shty për më 22 qershor 1941 - shumë historianë thonë se kjo vonesë solli edhe disfatën gjermane; sikur Operacioni Barbarossa të kishte filluar një muaj më herët (në maj dhe jo qershor), ushtarët gjermanë nuk do të kishin provuar dimrin e ashpër rus, dhe historia ndoshta do të ishte shkruar ndryshe.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH