Politikë

FOTO HISTORIKE/ Enver Hoxha ‘i dehur’ në luftë ndaj fashizmit?!

Shkruar nga Liberale


Ish-drejtori i Arkivave të Ministrisë se Brendshme, Kastriot Dervishi, publikoi pak kohë më parë, në rrjetin e tij social Facebook, një foto të rrallë të liderit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha. Ai ka pretenduar se Enver Hoxha ushqehej mirë e madje dëfrehej e dehej gjatë kohës së luftës, ndryshe nga çfarë e ka paraqitur propaganda komuniste. Madje Dervishi shkon më tej kur pretendon se foton e ka shkrepur Miladin Popoviç, një përfaqësues serb për organizimin e partive komunistëve në Kosovë dhe Shqipëri, pa dhënë detaje mbi autorësinë qoftë të fotos, qoftë edhe të informacionit.

Sipas Kastriot Dervishit, në foton e rrallë të publikuar disa kohë më parë prej tij, Enver Hoxha shfaqet në gjendje të dehur.

“Kjo është një foto tjetër që tregon komandantin gjatë luftës së përbotshme. I shëndoshë jashtë mase si pasojë e efektit të ushqimit cilësor, ajrit të pastër dhe mungesës së lëvizjes, ai është fotografuar në këtë gjendje nga Miladini.

“Nuk dihet për çfarë arsye ka zgjedhur Miladini ta fotografojë vartësin e vet, por fotoja të jep përshtypjen se je përpara një njeriu të pirë që vetëm për luftë nuk është. Është interesant, por pamja e Enverit është e njëllojtë me pamjet që kemi parë në filmat e kinostudios me subjekt ballistët” (sic.), ka shkruar ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH