Politikë

FOTO HISTORIKE/ Ambasada e SHBA përkujton rihapjen në '91 në Tiranë, pas mbi 50 vitesh mungesë të marrëdhënieve diplomatike

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE/ Ambasada e SHBA përkujton rihapjen në '91

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, përkujtoi sot rihapjen e saj në Shqipëri në vitin 1991, pas 50 vitesh ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Në një shkrim të ambasadës theksohet se rihapja u bë zyrtarisht më 1 Tetor, duke shënuar një moment të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë.

"Në vitin 1991, Ambasada e SHBA-së në Shqipëri u rihap pas më shumë se 50 vitesh mungesë të marrëdhënieve diplomatike, të cilat ishin ndërprerë gjatë Luftës së Dytë Botërore për shkak të izolimit të Shqipërisë nën regjimin komunist. Këto marrëdhënie u rivendosën zyrtarisht më 15 mars 1991, në një ceremoni të mbajtur në Departamentin e Shtetit të SHBA, duke shënuar një moment të rëndësishëm në tranzicionin e Shqipërisë drejt demokracisë.

Rihapja e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë u bë më 1 tetor 1991, me Christopher Hill që shërbente si i Ngarkuar me Punë dhe më vonë atë vit, William Edwin Ryerson u bë ambasadori i parë i SHBA-së në Shqipëri."- shkruan ambasada e SHBA.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH