Plot 81 vite më parë u arrit “Marrëveshja e Mukjes”, një ngjarje historike e cila pati si qëllim bashkimin e politikanëve shqiptarë por e çoi vendin në “luftë civile” gjatë dy viteve të fundit të Luftës së II Botërore . Marrëveshja u nënshkrua më 2 gusht 1943 në Mukje të Krujës midis Ballit Kombëtar dhe Partisë Komuniste të Shqipërisë për të bashkërenduar e rezistencën shqiptare në Luftën e Dytë Botërore dhe për tu përgatitur për të ardhmen e Shqipërisë Etnike.
Mbledhja e Mukjes zhvilloi punimet nga 1-3 gusht 1943 në fshatin Mukje të Krujës. Delegacioni i Frontit Nacional-Çlirimtar kryesohej nga Ymer Dishnica, anëtar i Byrosë Politike të Komiteti Qendror dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe përbëhej nga 5 anëtarë. Në krye të delegacionit të Ballit Kombëtar ishte Mithat Frashëri dhe në të bënin pjesë edhe krerë të tjerë të kësaj organizate.
Por marrëveshjen e Mukjes e hodhi poshtë nga Enver Hoxha dhe disa nga ata që ranë dakord u shpallën tradhtarë. Marrëveshja u hodh poshtë edhe Konferenca e Dytë Nacionalçlirimtare, e cila zhvilloi punimet në Labinot të Elbasanit nga 4-9 shtator 1943. Deri në mbarim të luftës, me ardhjen e komunistëve në pushtet, disa historianë pretendojnë se më e ashpër se lufta ndaj fashizmit, ishte lufta e brendshme mes dy kampeve, që do të thotë se u zhvillua një ‘luftë civile”.
Uran Butka në botimin e tretë të rishikuar të studimit “Lufta Civile në Shqipëri, 1943-1945” thotë se, “një luftë e brendshme e organizuar dhe e armatosur. Në këtë luftë civile u dogjën edhe mijëra njerëz të pafajshëm”, thotë historiani Butka.
Ai bën të qartë dallimin mes luftës së popullit shqiptar kundër pushtuesve italianë e gjermanë dhe luftës civile. Ndërsa e para ishte e drejtë dhe patriotike ku morën disa pjesë disa grupe, Butka ndalet te e dyta dhe te përvetësimi i luftës për interesa politike nga komunistët që erdhën në pushtet.
“Nga një luftë kundër pushtuesve u tjetërsua ose degjeneroi në luftë civile të përgjakshme në vitet 1943-1945 për pushtet e komunizëm. Janë realizuar luftime frontale mes nacionalistëve e komunistëve, masakra kolektive dhe me mijëra vrasje politike të paligjshme, pushkatim i robërve të luftës, pushkatim i njerëzve të pafajshëm, tortura fizike, djegje shtëpish dhe fshatrash, konfiskim i pasurive, mjafton të përmendim masakrën e Devollit - e para që ka ndodhur pas Mukjes”, tha Butka.
Butka vërejti se bashkë me partizanët që bënë luftë civile kishte edhe struktura të artilerisë italiane që u dorëzua pas humbjes së fashistëve.