Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë, FRESSH, feston sot 22 vjetorin e themelimit të tij. 15 janar 1992 është dita e themelimit të Forumit të Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë. Ky forum u themelua në një kohë të vështirë për PS-në dhe të majtën, e cila në vitin 1992, për shkak të së kaluarës së saj, e kishte po aq të pamundur të rekrutonte të rinj për t’i pasur qoftë edhe në kryesi.
PS-së i duheshin sa më shumë të rinj dhe ide të reja, për t’u ndarë nga e kaluara me qëllim që të ndërtohej e majta progresiste, çka do të mund t’i hapte rrugë partisë më të madhe opozitare të rikthehej në pushtet.
Nga fotot e brezit të parë të FRESSH-it në vitin 1992, spikasin Pandeli Majko, Ilir Zela, Ilir Meta, Lavdërim Krashi, Ndre Legisi, Haki Morina, Monika Kryemadhi etj.
Përveç Pandeli Majkos, i cili edhe ai u konsiderua “i vjetëruar” dhe u la jashtë listave fituese nw zgjedhjet e fundit, të tjerët ose kanë “devijuar” linjën e partisë ose janë lënë në harresë. Pandeli Majko, megjithatë, në muajin prill të vitit të kaluar u bë deputet i Kuvendit të Shqipërisë duke zënë vendin e lënë bosh nga Alqi Bllako, i cili u arrestua nga SPAK për aferën e inceneratorit të Fierit.
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, pas largimit nga PS, krijuan partinë e tyre e cila aktualisht ndodhet në opozitë. Hysni Zela, Lavdërim Krashi, Haki Morina e shumë themelues të tjerë të FRESSH, pas ardhjes në pushtet të PS-së janë lënë në harresë, teksa kanë spikatur të tjerë.
Në këtë 22 vjetor, historiku i Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë duket sikur ngjan me shprehjen “të tjerë luftojnë dhe dallojnë në kohëra të vështira, të tjerë festojnë dhe gëzojnë në kohë paqeje”.