Politikë

FOTO HISTORIKE/ 28 vite nga ‘leksioni’ anti-demokratik i Tiranës!

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE/ 28 vite nga ‘leksioni’ anti-demokratik i

28 maji i vitit 1996, dy ditë pas zgjedhjeve, drejtuesit e opozitës së asokohe janë rrahur barbarisht nga policia, në mes të Tiranës, ngjarje kjo e papranueshme për fyrmën demokratike të cilën Shqipëria duhet të ndiqte.

Për këtë arsye, 28 maji është një nga ditët më të errëta të demokracisë në Shqipëri.

Pas kaq vitesh kanë mbetur ende imazhet që u regjistruan nga gazetarët e huaj që ndodheshin në Tiranë. Pamjet se si tërhiqeshin zvarrë protestuesit, disa prej të cilëve u rrahën pas shoqërimit në polici, shokuan perëndimin.

260 protestues të opozitës u rrahën në urën e rrugës së Elbasanit dhe në sheshin “Skënderbej” në sy të ndërkombëtarëve që e ndiqnin dhe e filmonin masakrën nga Hotel “Tirana”. Shtypi ndërkombëtar raportoi ngjarjen me pamjet e dhunës nga e cila nuk shpëtuan as vetë gazetarët e huaj. Një gazetar spanjoll e goditen sepse po fotografonte protestën.

Opozita në atë kohë organizoi protestën e njohur të 28 majit. Socialistët kërkuan sheshin “Skënderbej”, por qeveria e Partisë Demokratike e zhvendosi protestën në fushën e Ali Demit, edhe aty nën rrethim policor, por nga të gjitha drejtimet socialistët u nisën të marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”.

Policia me autoblinda, me qen, forcat speciale dhe punonjës të shërbimit informativ gjithsej 6 mijë forca krijuan barrikada për të penguar marshimin dhe në rrugën e Elbasanit ndodhi përleshja. Dhuna u bë e përgjakshme. Në ballë të protestës ishin 30 drejtuesit e opozitës, e cila kryetarin e kishte në burg. Pas kaq vitesh kanë mbetur ende imazhet e shëmtuara që u regjistruan nga gazetarët e huaj që ndodheshin në Tiranë.

FOTO HISTORIKE/ 28 vite nga ‘leksioni’ anti-demokratik i

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH