Politikë

FOTO/ Ervin Salianji mbërrin në selinë blu, çfarë pritet të ndodhë sot?

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Ervin Salianji mbërrin në selinë blu, çfarë

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka mbërritur në seli prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, teksa pritet mbledhja e grupit parlamentar të PD, në orën 12:00.

Në ambientet e selisë blu ndodhen Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj, teksa në mbledhjen e thirrur për këtë të premte, kreu i grupit parlamentar të PD ka kërkuar që të mos mungojë asnjë deputet.

Në mbledhjen e sotme pritet që të vendoset qëndrimi që deputetët e PD do të mbajnë në seancën plenare të radhës.

Ditën e djeshme Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, e cila ka dënuar me një vit burg Salianjin, nën akuzën e “kallëzimit të rremë”.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH