Politikë

FOTO E DITËS: Spiropali pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut: Respektimi i gjuhës shqipe dhe të drejtave i shërben integrimit

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: Spiropali pret në takim homologun nga Maqedonia e

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në një takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Gjatë takimit, Spiropali theksoi se vizita në Tiranë e homologut të saj nga RMV e cila zhvillohet pak kohë pas vizitës së saj në Shkup, dëshmon bashkëpunimin e ngushtë dhe intensiv mes dy kuvendeve.

Poitikania ka theksuar se “Shqipëria synon që të anëtarësohet në Bashkimin Europian deri në 2030 dhe kjo datë është një objektiv ambicioz, por i realizueshëm”. “Ky moment pozitiv për Shqipërinë duhet parë me pozitivitet nga i gjithë rajoni. Anëtarësimi në Bashkimin Europian është një proces i bazuar në merita, zbatimin e reformave dhe përmbushjen e standardeve të BE-së dhe jo nga faktorë a rrethana të tjera. Çështjet bilaterale mes vendeve kandidate dhe anëtare të BE-së nuk duhet të bëhen pengesë në procesin e anëtarësimit”, tha ajo.

Spiropali ka shtuar se “Shqipëria shpreson që Maqedonia e Veriut të zhvillojë sa më shpejt Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me BE sepse dy vendet tona janë një vlerë e shtuar për Bashkimin Europian”.

Dy kryeparlamentarët kanë biseduar edhe sa i takon bashkëpunimit dypalësh në fushën e integrimit evropian por edhe krijimi i mekanizmave të përbashkët për shkëmbimin e informacionit e përvojave do të rrisë efikasitetin e reformave.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë të angazhuara fuqimisht në nismat rajonale, si Procesi i Berlinit, i cili ndihmon në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve ekonomike, sociale dhe politike”, shtoi Spiropali.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH