Politikë

FOTO E DITËS: Si ia "fitoi zemrën" Rama himariotit që e akuzonte në rrjete se po u vidhte pronat! (E puth në ballë)

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: Si ia "fitoi zemrën" Rama himariotit që e

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme shpërndau në bashkinë e Himarës 476 certifikata pronësie.

Gjatë takimit me banorët atje, Rama premtoi se brenda vitit 2024, do të pajisen me dokumente 4 mijë shtëpi, prona të trashëguara të himariotëve.

Por një moment pikant gjatë shpërndarjes së certifikatave, ishte kur kryeministri thirri emrin e një banori, Aleks Bala, të cilin e surprizoi duke e puthur në ballë. 

Edi Rama: Aleks Bala. O Aleksi, ku është ky mo, ku është shejtani. Hajde këtu më hajde, po ku je mo ku je? Jemi të vjetër shumë, skemi më flokë tani ( I puth ballin) Vazhdon shkon në Korfuz me not. Ja ku e ke shtëpinë.

Aleks Bala: Do ta pimë kafen

Edi Rama: Kafen me ty patjetër, ku të vete unë pa pirë kafen me ty, shyqyr po ma jep kafen pas kaq shumë vitesh. Hajde Leksi gjigand

Theksojmë se Bala është i njohur për postimet e vazhdueshme në rrjetet sociale, ku akuzon pa kursim deputetë, ministra dhe në mënyrë të veçantë kryeministrin Edi Rama, se "po i vjedh pronat himariotëve" dhe mënyrë të veçantë atij vetë.

“Ky moment kulture, vetëm në qytetin e Himarës ndodh që është kthyer në pronë private. Po humbet historiku i vërtetë i Himarës. O Edi Rama edhe këtë doni të vidhni? Kanë zaptuar shpellën që janë antike që para Krishtit”, ka thënë më herët Aleks Bala. 

FOTO E DITËS: Si ia "fitoi zemrën" Rama himariotit që e

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH