Politikë

FOTO E DITËS/ Shkodra kujton 2 prillin! Për herë të parë nderon një socialist. Demokratët të ndarë edhe në homazhe!

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS/ Shkodra kujton 2 prillin! Për herë të

Shkodra përkujtoi sot 33 vjetorin e 4 dëshmorëve të demokracisë, të cilët u vranë nga regjimi komunist më 2 Prill të vitit 1991. Demokratët e kanë përkujtuar të ndarë. Ndërkohë për herë të parë një krye-bashkiak i majtë ka nderuar këtë datë.

33 vite pas 2 prillit 1991 maskara e vrasjes së 4 protestuesve në Shkodër dhe plagosjes së 20 policëve endet mes skenarëve të errët se kush ishte pas, edhe pse ajo u quajt masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri.

Gjatë demonstratës para godinës së Komitetit Qendror të Partisë së Punës u vranë Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu. Fotot ekspozohen sot në ambientet e Këshillit të Qarkut në Shkodër. Në foto duken protestuesit në sheshin që sot mban emrin ‘2 Prilli’ teksa mësyjnë në godinën e Komitetit Qendror dhe hedhin dokumentet, të tjera u dogjën, makina në flakë.

Të përçarë në demokratë të vulës dhe ata të rithemelimit opozita kujton këtë ditë të rëndësishme pas së cilës PD erdhi në pushtet. “Kjo datë është një kambanë e përhershme dhe një thirrje e pandalshme se asnjëherë nuk duhet të rreshtim së përpjekuri për t’i tharë rrënjët e së keqes, duke i shkulur një herë e përgjithmonë, dhe duke mbjellë farën e së mirës për një shoqëri dhe komb që e ka të domosdoshëm ndryshimin dhe përtëritjen”, - shkruan kryetari i PD, Lulzim Basha i cili nuk ishte prezent por për Partinë Demokratike nderimet u kryen nga drejtuesi vendor Xhemal Bushati, Kryetar Këshilli Kombëtar i PD.

Ndërsa grupi i Rithemelimit bëri një ceremoni nderimi dhe me fjalime në sheshin ku ranë 4 dëshmorët në Shkodër krah të cilëve këtë herë u pa edhe deputetja Jorida Tabaku.

Një fjalë nisur nga Tirana mbajti edhe ish-kryeministri Sali Berisha në arrest shtëpie për aferën e Privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Një mesazh përcolli dhe Gazment Bardhi.

Masakra ndodhi pasi ishin zhvilluar zgjedhjet e para demokratike në vend, dhe më 1 prill Komisioni Qendror i Zgjedhjeve edhe pse kishte shpallur zyrtarisht fituese partinë e Punës, ndërsa PD në Shkodër kishte marrë 70% të votave. 33 vjet më pas kjo ngjarje mbetet e pazbardhur. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH