Politikë

FOTO E DITËS: Sali Berisha i shkon për vizitë Ervin Salianjit në burgun e Fierit

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS:  Sali Berisha i shkon për vizitë Ervin Salianjit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur pasditen e sotme në burgun e Fierit, për të zhvilluar një takim me ish-deputetin Ervin Salianji, i cili po qëndron në qeli pas dënimit me një vit burg, për kallëzim të rremë, lidhur me dosjen “Babalja”.

Kjo është e hera herë që Berisha shkon për të takuar Salianjin, që pas daljes së tij nga masa e sigurisë “Arrest shtëpiak”.

Berisha u shpreh se do të japë edhe një prononcim për mediat pasi të përfundojë takimin me isg-deputetin demokrat. Ai është shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka.

Kujtojmë se Ervin Salianji, i cili është në burg që nga muaji shtator, ka apeluar dënimin dhe çështja e tij është aktualisht në Gjykatën e Lartë, ku ka kërkuar ndryshimin e vendimit të gjykatës së Apelit.

Gjatë kohës që ai ndodhet në burg, Salianji ka pasur disa vizita nga zyrtarë të tjerë të Partisë Demokratike, të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH