Pak pasi Apeli vendosi që t’i jepte vulën e PD-së ish-kryeministrit Sali Berisha, në selinë blu nisi festa.
Deputetët e Rithemelimit u mblodhën në seli dhe nisën të festojnë me këngë e valle vendimin e sotëm të gjykatës së Apelit.
“O Sali, o hero, ty gjithë Shqipëria të do”, dëgjohet teksa këndojnë mbështetësit e Berishës, ndërsa disa prej tyre janë veshur me veshje popullore brenda në selinë e PD-së.