Kryeministri Edi Rama po shijon këto ditë pushimet në jugun e Shqipërisë.
Herë pas here ai ka publikuar edhe video nga vendet ku po kalon pushimet. Shëtitjet e tij në Vuno kanë marrë vëmendjen e qytetarëve.
Kryesocialisti është parë mbrëmë në fshatin Vuno, në vendlindjen e nënës së tij duke ecur zbathur nëpër kalldrëm dhe më pas ka ndaluar për të pirë një kafe në qendër të fshatit. Madje ai u shfaq edhe i pashoqëruar.
Rama u shfaq si një pushues i thjeshtë dhe modest në mbrëmje vetëm disa orë pas fitores së Himarës nga ana e socialistëve.