Politikë

FOTO E DITËS: Një ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale, kryeministri Rama del nga spitali

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: Një ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale,

Kryeministri Edi Rama ka lënë sot ambientet e spitalit në QSUT, një ditë pasi iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale laparoskopike.

Shefi i shërbimit të kirurgjisë, Arben Gjata, në një komunikim për mediet tha se janë kryer të gjitha ekzaminimet e duhura dhe se Rama ishte gati për të dalë.

Kryeministri kreu ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Pas përfundimit të ndërhyrjes, kreu i qeverisë kaloi natën në mjediset spitalore të QSUNT, për të dalë mëngjesin e sotëm.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH