Politikë

FOTO E DITËS/ Nën ‘arrest shtëpiak’ Berisha pret miq në shtëpinë e tij!… Me apo pa ‘bekimin’ e Ramës?

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS/ Nën ‘arrest shtëpiak’ Berisha pret miq

Ish-kryeministri Sali Berisha këtë të martë ka pritur në banesën e tij ish-ambasadorin e Shqipërisë në Londër, Mal Berisha, së bashku me disa personalitete të jetës akademike nga Kosova.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Mal Berisha thotë se “burrat e mëdhenj të Kosovës nuk e harrojnë kurrë Prof. Dr. Sali Berishën, njeriun që mbi gjithçka vuri çështjen e Kombit Shqiptar dhe çlirimin, ndërtimin e shtetit, njohjen e pavarësisë dhe demokratizimin e Republikës së Kosovës”.

Për ish-kryeministrin, i cili ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të vitit të shkuar ky takim përbën edhe një tjetër shkelje të urdhër-arrestit.

Berisha nuk ka bërë asnjë postim për këtë takim. Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që lideri i opozitës “thyen” urdhër-arrestin që i ndalon takimet me të tjerët, përveç familjarëve që jetojnë me të.
Por vlen të theksohet se pas marrëveshjeve të fundit dhe bashkimit të votave me qeverinë, duket se Berisha tashmë gëzon edhe ‘bekimin’ e kryeministrit Rama për të shkelur rregullat e arrestit shtëpiak. Politikisht sa herë që janë shkelur rregullat, nuk ka asnjë akuzë ndaj tij.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH