Shqiptarët festojnë sot 29 Nëntorin, 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë nga forcat nazi fashiste.
Kryeministri Edi Rama kreu homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.
Në ceremoninë përkujtimore për 29 Nëntorin morën pjesë edhe presidenti Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Velia dhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu.
Kryeministri, së bashku me drejtuesit e lartë të shtetit shqiptar vendosën buqeta me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”.
Pasi u çlirua Tirana më 17 nëntor dhe pjesa më e madhe e veriut të vendit, çlirimi përfundimtar u arrit më 29 nëntor 1944 me largimin e forcave pushtuese nga Shkodra dhe qarku i saj. Kjo datë shënon dhe Ditën e Çlirimit të Shqipërisë.