Në Kuvendin e Shqipërisë u mbajtën sot homazhet në nderim të ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme.
Të pranishëm kanë qenë miq, familjarë dhe kolegë të Bogdanit, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e jeriut të dashur.
Pas mbarimit të homazheve, familjarët, bashkëshortja Edlira Çepani dhe vajza nderojnë për herë të fundit figurën e bashkëshortit, babait shembullor, duke prekur të pranishmit.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gert Bogdani u nda nga jeta para kohe në moshën 44-vjeçare pas një arresti kardiak, ndërsa po zhvillonte një takim dje me disa miq të tij në një prej hoteleve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.